Liga Unike: Prizreni-16 sot e pret Rahovecin, Vllaznia zhvillon klasiken shqiptare me Tiranën

Sot (e shtunë) do të fillojë java e tretë në Ligën Unike të basketbollit.

Ndeshja e parë do të zhvillohet nga ora 17:00, me Prizreni-16 që në “Sezai Surroi” e pret Rahovecin.

Prizrenasit kanë një fitore dhe një humbje, kurse “Vreshtarët” dy humbje në dy ndeshje. Kujtojmë se rezultati i këtij takimi, llogaritet edhe në Superligën e Kosovës.

Kurse, nga ora 19:00 do të zhvillohet klasikja e basketbollit shqiptar mes Vllaznisë dhe Tiranës, në “Qazim Dervishi”.

Në Ligën Unike, shkodranët kanë dy humbje, kurse tiranasit një fitore dhe një humbje. /

Ndeshjet ndaj Anglisë dhe Andorrës, Edy Reja shpall listën

Ballkani triumfon në derbi, Llapi dhe Ulpiana marrin fitore të rëndësishme në udhëtim