Liga Unike fillon sot me ndeshjen Peja – Vllaznia

Pritjes me në fund i erdhi edhe fundi, sot nis gara e Ligës Unike, e krijuar nga FBK-ja dhe FBSH-ja.

Në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec, do të zhvillohet takimi i parë i çerekfinales në mes Vllaznisë dhe Pejës.

Këto dy skuadra e njohin njëra tjetrën, pasi kanë edhe përvoja nga e kaluara.

Kjo është përballja e tyre e katërt, pasi tri herë të tjera janë takuar në Ballkan Ligë (BIBL), ku Peja ka dy fitore kundrejt një të Vllaznisë.

Tronditet Liga Unike, ekipi shqiptar tërhiqet nga gara. Ja arsyeja

Por gjërat tani kanë ndryshuar dhe pritet një rivalitet i fortë nga të dy skuadrat, për faktin se luhet vetëm me një ndeshje.

Fituesi i këtij takimi do të luajë ndaj Rahovecit në gjysmëfinale e cila do të zhvillohet në Durrës. Vreshtarët janë plasur në gjysmëfinale shkak i tërheqejes nga garat të skuadrës shqiptare, Teuta.

Përballja, Peja – Vllaznia do të nisë nga ora 16:00.