Liga Unike: Dramë në Karagaç, Ylli vazhdon serinë fanstatike në vitin 2022

Dy skuadrat më serioze për të fituar Ligën Unike janë Ylli dhe Peja, me super përforcimet që i kanë bërë në janar dhe formës që kanë treguar gjatë gjithë sezonës.

Peja ishte nikoqire e kampionëve të Ligës Unike dhe Art Motion Superligës, ndeshje e cila u vendos në sekondat e fundit, me rezultat 87-90.

Peja fillojë më mirë ndeshjen duke fituar çerekun e parë me dy pikë diferencë, 22-20. Në çerekun e dytë verdhezinjët u treguan shumë më efikas duke shënuar 27-të herë, duke pranuar 18-të pikë.

Shqiponjat fituan dhe çerekun e tretë me rezultat 22-20, rezultat i njejtë me fillimin e ndeshjes, por drama arriti maksimumin në fundin e ndeshjes aty ku xhebrailët rikthyen rezultatin në çerekun e katërt me rezultat 16-32.

Më i miri te Peja vazhdon të jetë Maxwell me 32 pikë, gjashtë kërcime dhe një asistim, ndërsa ish-lojtari i Pejës që tani është pjesë e Yllit, Henrik Sirko shënoi 24 pikë,11 kërcime dhe katër asistime.

 

“Formacioni i mbjetesës” i Ulpianës, në bisedime edhe me dy futbollistë – njëri nga Superliga e Turqisë

Real Madridi mbyll një marrëveshje multi milionëshe për shfrytëzimin e “Santiago Bernabeut” të rinovuar