Liga Premier, Serie A, La Liga: Cila ligë ka shpenzuar më shumë deri më tani?

Liga Premier është larg kampionati me më së shumti shpenzime gjatë kësaj vere në transferimin e lojtarëve të rinj, ndërsa pas tyre vjen Serie A dhe Bundesliga.

Klube si Chelsea dhe Manchester City nuk financohen nga burime të mbështetura në suksesin e futbollit, ashtu edhe Manchester Unitedi i mbështetur në markën e tyre, dhe kjo ka bërë që këto klube të shpenzojnë shuma të mëdha.

Shpenzimet e këtyre klubeve ka bërë që Liga Premier të jetë liga me më së shumti shpenzime deri më tani këtë verë.

Grafiku i fundit i faqes Transfermarkt i postuar në Reddit ka konfirmuar se klubet angleze kishin shpenzuar më shumë para se kushdo tjetër në botë këtë verë, duke qenë larg kampionateve tjera

Sipas të dhënave të tyre, shpenzimet kolektive në Ligën Premier shkojnë në 1.02 miliardë euro, më shumë se dyfishi i totalit të Serie A në vendin e dytë prej 446.6 milionë euro.

Në vendin e tretë renditet Bundesliga me 340.3 milionë euro të shpenzuara, Ligue 1 i katërti me 301.9 milionë euro, ndërsa La Liga e pesta me 152.3 milionë euro shpenzime.

Më poshtë keni listën me dhjetë ligat me shpenzimet më të mëdha:

1.Liga Premier – 1.02 miliard euro

2.Serie A – 446.6 milionë euro

3.Bundesliga – 340.3 milionë euro

4.Ligue 1 – 301.9 milionë euro

5.La Liga – 152.3 milionë euro

6.Premier Liga Ruse – 90.6 milionë euro

7.Jupiler Pro League – 74.3 milionë euro

8.Liga Portugeze – 71.6 milionë euro

9.Liga Profesionale Saudite – 50.2 milionë euro

10.Serie B – 50 milionë euro

Zyrtare: Prishtina forcon repartin defansiv, prezanton Atandan

Ëndërr e ndërprerë në mes, futbollisti i kombëtares afgane bie nga avioni në Kabul