Liga e Veteranëve falenderon FFK-në, FSK-në dhe “Dardanët” për zhvillimin e ndeshjes së sotme

Sot është luajtur një takim miqësor në mes veteranëve të futbollit kosovar dhe FSK-së, raporton Gazeta Olle.

Takimi u luajt në “Fadil Vokrri” teksa përfundoi 4-2 në të mirë të ish-futbollistëve.

Për zhvillimin e kësaj ndeshje meritë të madhe pati edhe Federata e Futbollit të Kosovës që kontribuoi që takimi të luhej.

Pas ndeshjes skuadrat vizituan kazermat e FSK-së ku edhe u ushqyen.

Para disa minutash, kryetari i LVFK, Enes Shosholli shkroi një falenderim të cilin e përcolli përmes faqes zyrtare të ligës në facebook.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

“Në emër të Ligës së veteranëve të Futbollit të Kosovës dua edhe njëherë të falenderoj grupin e tifozëve Dardan si dhe FFK-në për bashkpunimin që e bëmë për këtë datë të rëndësishme për të gjithë shqiptarët. Dua të falenderoj edhe FSK-në që pranoi ftesën tonë për ta zhvilluar këtë ndeshje futbolli për 28 Nëntorin. Kjo datë për ne është shumë e rëndësishme për arsyje se me këtë datë na lidhin edhe shum ngjarje si ajo ditëlindja e komandantit legjendar Adem Jasharit,festa e flamurit të Shqiprisë si dhe dalja në skenë e UÇK -së, pra kjo datë e shumë pritur për ne.
Në të kaluarën, në momentet më të vështira kemi ditur të jemi bashkë. Keshtu do të jetë edhe sot, por edhe në të ardhmen”