Liga e Parë starton sot me këto dy ndeshje

Me dy ndeshjet që do të zhvillohen në Kastriot dhe Prishtinë, sot hapet Liga e Parë e Kosovës në futboll, e cila pritet të jetë interesante deri në fund.

Në “Agron Rama” takohen dy ekipet që do të luftojnë për një vend që mundëson të paktën barazhin, KEK-u dhe Vëllaznimi.

Në anën tjetër, “hotelierët” e Kosovës së Prishtinës, presin në shtëpi fqinjët nga Fushë Kosova.

E shtunë
KEK-u – Vëllaznimi
Kosova (P) – Fushë Kosova

Të dy ndeshjet fillojnë në ora 13:30. /Olle