Pas dy ndeshjeve që u zhvilluan dje, sot u luajtën edhe tetë takime tjera në kuadër të xhiros së 13 të Ligës së Parë, raporton Gazeta Olle.
Ulpiana arriti fitore të thellë duke dalë përsëri në krye të Grupit B, ndërsa në atë “A” dështuan përsëri liderët e Malishevës.
Ferizaji arriti fitore të thellë këtë javë, teksa shumë gola pati edhe në ndeshjen Trepça – Liria.
Rezultatet përfundimtare të ndeshjeve:
Vëllaznimi 1–0 Vushtrria
Trepça 3–2 Liria
Onix 0–0 Dukagjini
Malisheva 1–2 A&N
Ferizaj 3–0 Vllaznia
Dardana 0–0 Ramiz Sadiku
Vitia 1–2 2 Korriku
Ulpiana 4–0 Kika