Dukagjini fiton derbin në Grupin A, ja të gjitha rezultatet në shtatë takimet

Dukagjini i Klinës ka marrë një fitore të madhe në udhëtim te A&N, pasi ka triumfuar me rezultat minimal 0-1 në derbin e javës në Ligën e Parë.

Fitore tejet të rëndësishme ka shënuar edhe Malisheva në udhëtim te Vëllaznimi 0-1, derisa Vushtrria dhe Onix kanë ndarë pikët 1-1.

Flamurtari ka shënuar fitore minimale 1-0 ndaj Ferizajt, derisa tri takimet tjera kanë përfunduar pa fitues.

REZULTATET :

Grupi A

A&N – Dukagjini 0-1
Vushtrria – Onix 1-1
Vëllaznimi – Malisheva 0-1

Grupi B

Flamurtari – Ferizaj 1-0
Dardana – Ulpiana 1-1
Vllaznia – KEK-u 1-1
Kika – 2 Korriku 2-2

./GazetaOlle/