Përfundon sezoni vjeshtor në Ligën e Parë me disa rezultate befasuese

Sot u mbyll xhiro e 14-të në Ligën e Parë me nëntë duele të zhvilluara.

Në Grupin A u zhvilluan pesë ndeshje. Trepça ’89 u befasua nga Istogu në shtëpi, duke u mposhtur 1-2, ndërsa A&N shënoi fitore të pastër 2-0 ndaj Onix, shkruan Gazeta Olle.

Ndërkohë në Grupin B në program ishin katër ndeshje. Vushtrria e mbyll stinorin vjeshtor si lider pas fitores 1-0 në udhëtim te Ramiz Sadiku. Ndërsa, 2 Korriku shënon fitore 1-0 në derbin lokal ndaj Flamurtarit.

Rezultatet e plota: 

Grupi A:

Liria 2-2 Rahoveci

Trepça ‘ 89 1-2 Istogu

A&N 2-0 Onix

Drenasi 0-2 Trepça

Besa 3-0 Vëllaznimi


Grupi B:

2 Korriku 1-0 Flamurtari

Ramiz Sadiku 0-1 Vushtrria

Vllaznia Pozheranit 0-2 Fushë Kosova

Kika 4-0 Vitia


/Gazeta Olle/

Prishtina pritet në mënyrë madhështore në Lipjan: Mirë se vini vëllezër, stadiumi ‘Sami Kelmendi’ shtëpia juaj

Ekspedita e Kosovës viziton Vlorën para ndeshjes vëllazërore