Ferizaj dhe Trepça marrin fitore të mëdha, paqe në Vushtrri

Kanë përfunduar tri ndeshjet e sotme në kuadër të dy grupeve të Ligës së Parë.

Ferizaj ka arritur të marrë tri pikë të mëdha në Grupin B, pasi ka mposhtur si vendas Kikën me rezultat 2-1.

Trepça ka marrë fitore të madhe në udhëtim te Onix Banja me rezultat 0-3, derisa Vushtrria dhe Drenasi ndajtën pikët 1-1.

 

LIGA E PARË 

Grupi A

Onix Banja – Trepça 0-3
Vushtrria – Drenasi 1-1

Grupi B

Ferizaj – Kika 2-1