Përfundojnë shtatë sfidat në Ligën e Parë, rezultate shumë interesante

Kanë përfunduar shtatë ndeshjet e ditës së sotme në Ligën e Parë të Kosovës.

Liria dhe Trepça ’89 kanë luajtur baras 0-0, teksa edhe Vëllaznimi është ndalur në barazim 1-1 nga Onix.

Trepça ka mposhtur Istogun 2-0, derisa fitore të rëndësishme ka marrë edhe Besa 1-0 ndaj Rahovecit.

Ferizaj ka vazhduar me fitore, pasi ka triumfuar 1-2 te Vllaznia, teksa tri pikë i mori edhe Kika pas fitores 2-0 ndaj Fushë Kosovës.

Derbi mes Flamurtarit dhe Arbërisë përfundoi pa fitues 1-1.

 

Liga e Parë:

Grupi A

Liria – Trepça ’89 0-0
Trepça – Istogu 2-0
Vëllaznimi – Onix 1-1
Besa – Rahoveci 1-0

Grupi B

Vllaznia – Ferizaj 1-2
Kika – Fushë Kosova 2-0
Flamurtari – Arbëria 1-1

Ballkani mposhtë Prishtinën, Drenica lehtë ndaj Dukagjinit

Bekim Isufi tregon si e mposhti Prishtinën