Ferizaj shënon fitore të madhe në derbi ndaj Vushtrrisë, i gjithë stadiumi në festë

Sot (e premte) rikthehet aksioni në Ligën e Parë të Kosovës në futboll.

Do të zhvillohen tri duele interesante në kuadër të xhiros së 20-të, shkruan Gazeta Olle.

Padyshim se kryendeshja zhvillohet ndërmjet dy skuadrave që po luftojnë direkt për rikthimin e madh në elitën e futbollit kosovar.

Bëhet fjalë për Ferizajn dhe Vushtrrinë, të cilët kryesojnë tabelën në Grupin B, me ferizajasit që kanë vetë një pikë më shumë.

Ndërsa, në grupin A, Rahoveci në Malishevë do të pret Vëllaznimin e Gjakovës.

Kurse, dueli tjetër zhvillohet në mes të Trepçës ’89 e Lirisë.

Të gjitha duelet luhen me fillim nga ora 14:00./Gazeta Olle/


Rezultatet e ndeshjeve: 

Grupi A:

Rahoveci 0 – 2 Vëllaznimi 

Trepça ’89 4 – 1 Liria 

Grupi B: 

Ferizaj 1 – 0 Vushtrria 


 

Përfundon pa fitues ndeshja ndërmjet Dukagjinit dhe Malishevës

Adriatik Rraci, Menaxher i Përfaqësueseve të Kosovës