Liga e Parë, grupi A dhe B: Sot zhvillohen të gjitha ndeshjet

Liga e Parë në futbollin kosovar vjen me ndeshjen në të dy grupet, ku do të zhvillohen të gjitha ndeshjet e javës së 25-të.

Ndeshje interesante pritet të zhvillohet në kuadër të Grupit A. Në Prizren takohen ‘fqinjët’ e A&N dhe Lirisë.

Ndërkohë që skuadrat pretendente për t’u inkuadruar në Superligë, Dukagjini dhe Malisheva ndodhen pranë sfidave të radhës.

Në Grupin B, pritet që gjithashtu të ketë ndeshje interesante, teksa skuadrat e kreut të tabelës përplasen me ato të fundit.

Të gjitha takimet do të zhvillohen nga ora 15:00.


E shtunë – Java e 25-të

Grupi A – 15:00

A&N – Liria

Onix – Istogu

Vushtrria – Dukagjini

Drenasi – Malisheva

Trepça – Vëllaznimi

Grupi B – 15:00

2 Korriku – Dardana

Ferizaj – Flamurtari

KEK-u – Vitia

Vllaznia P. – Ulpiana

Kika – Ramiz Sadiku


/Gazeta Olle/