Liga e Parë ‘ajka’ e futbollit në Kosovë, këto janë skuadrat që po luftojnë për promovim në Superligë

Xhiro e 25-të e Ligës së Parë ka sjellur rezultate të papritura në disa ndeshje. 

Vushtrria ka shkaktuar befasinë e kësaj jave duke mposhtur liderin e Grupit A, Dukagjinin, shkruan Gazeta Olle.

Këtë fitore e ka shfrytëzuar në maksimum Malisheva, e cila falë fitores ndaj Vushtrrisë tashmë kryeson renditjen tabelare në Grupin A.

Grupi A 

A&N – Liria 2-1
Onix – Istogu 0-2
Vushtrria – Dukagjini 3-1
Drenasi – Malisheva 0-2
Trepça – Vëllaznimi 2-1

Renditja tabelare në Grupin A:

Image

Fitore tejet të rëndësishme ka shënuar edhe Flamurtari në udhëtim te Ferizaj, derisa e ka shfrytëzuar në maksimum barazimin e Ulpianës në udhëtim te Vllaznia e Pozheranit.

KEK-u në pozitën e fundit të renditjes tabelare e ka ‘çmontuar’ Vitinë, njësoj sikurse ka bërë edhe Dardana.

Grupi B 

2 Korriku – Dardana 7-0
Ferizaj – Flamurtari 2-4
KEK-u – Vitia 6-0
Vllaznia P. – Ulpiana 1-1
Kika – Ramiz Sadiku 2-0

Renditja tabelare në Grupin B:

Image

/Gazeta Olle/