Liga e Kampionëve rikthehet pas një pauze, tetë ndeshje interesante në program për tu zhvilluar

Gara më e madhe evropiane për klube Liga e Kampionëve rikthehet në aksion pas një pauze prej 20 ditësh për shkak të ndeshjeve ndërkombëtare.

Ditën e sotme (e marte) në program janë për tu zhvilluar tetë ndeshje në katër grupet e para A,B,C dhe D.

Galatasaray para tifozëve të vet pret Bayern Munichun me fillim nga ora 18:45 në një ndeshje që pritet të jetë e zjarrtë dhe luftë për vendin e parë.

Në Grupin A takohen edhe Manchester United që kërkon pikët e para përballë Copenhages.

Ndeshje tejet interesante do të zhvillohet në Spanjë në kuadër të Grupit B me Sevillën që është nikoqir i Arsenalit, derisa Lens përballet para tifozëve të vet me PSV.

Real Madridi ka udhëtuar drejt Portugalisë për tu takuar me Bragën, derisa Napoli i Amir Rrahmanit luan në Gjermani kundër Union Berlin.

Duel tejet i fortë pritet të zhvilluar edhe në Giuseppe Meazza në kuadër të Grupit D me Interin që është nikoqir i RB Salzburg me fillim nga ora 18:45.

E në këtë grup nga ora 21:00, Benfica synon pikët e para përballë Real Sociedad.

FIFA vendos: Kosovë – Izrael zhvillohet më 12 nëntor

Kur pritjet marrin më shumë vlerë se golat, Berisha më i miri në fitoren ndaj Fiorentinës