Liga e Kampionëve, fiton Besnik Hasi

Skuadra e Besnik Hasit, Olympiakos, e ka fituar ndeshjen e parë ndaj Rijekës.

Grekët i mundën kroatët në sfidën e parë të “play-off”-it të Ligës së Kampionëve.

Rezultati final ishte 2:1 në të mirë të ekipit të trajnerit gjakovar, që i bën ata lehtësisht favoritë për kalimin tutje.

Më poshtë i keni rezultat finale të mbrëmjes.

Basaksehir-Sevilla 1:2

Celtic-Astana 5:0

Beer Sheva-Maribor 2:1

Napoli-Nice 2:0

Olympiakos-Rijeka 2:1