Liga e Juniorëve: Gjilani shkëputet në kreun e tabelës, barazojnë Ballkani dhe Drita

Ballkani dhe Drita kanë barazuar në kryendeshjen e xhiros së 20-të në Superligën e Juniorëve. Përballja ndërmjet këtyre dy skuadrave ishte njëherit njëri ndër takimet më interesante këtë edicion.

‘Bardhekaltërit’ lëshuan mundësinë të riktheheshin me pikë të plota nga udhëtimi i vështirë në Suharekë, pasi që pranuan gol në minutat shtesë të ndeshjes për ta mbyllur ndeshjen në 1-1.

Këtë përplasje ndërmjet këtyre dy skuadrave e ka shfrytëzuar në maksimum Gjilani që ka shënuar fitore bindëse në udhëtim te Liria në Prizren me rezultat 3-0.

Trepça ’89 dhe Llapi kanë rrëshqitur në këtë xhiro, teksa kanë bërë një hap prapa në ndjekje të skuadrave nga kreu i tabelës.

Këtë vikend vlen pë t’u theksuar fitorja e Drenicës ndaj KEK-ut me rezultat të thellë 7-2.

REZULTATET – XHIRO 20

 

Trepça ’89 – Vëllaznimi 0:0

Besa – Prishtina 1:1

Ferizaj – Flamurtari 2:2

Vushtrria – Feronikeli 1:0

2 Korriku – Llapi 1:0

Trepça – Ramiz Sadiku 2:1

Ballkani – Drita 1:1

Liria – Gjilani 0:3

Drenica – KEK-u 7:2

TABELA