‘Liga e Francës me e fortë se ajo e Anglisë’

Është kritikuar shumë herë për kualitetin të cilin posedon liga franceze Ligue 1,  duke u thënë se nuk sjell kualitete si katër ligat të tjera të mëdha evropiane. Por, trajneri i skuadrës së Lille, Renne Girard, ka sulmuar Premierligën, pas fitores së Monacos, dhe barazimit të Paris Saint- Germain, duke thënë se po shihet cila ligë është e dobët e cila më e fort.

“Për të gjithë ju të cilët e cilësoni ligën tonë si të dobët, mund të ju them se rezultatet e fundit në Ligën e Kampionëve, është duke treguar se cila ligë është më e dobët se ne”, deklaroi Girard.