Liga e Femrave: Këto dy skuadra po dominojnë, 148 gola në 20 ndeshje

148 gola janë realizuar në 20 ndeshjet e para të sezonit në Ligën e Parë të Femrave, raporton Gazeta Olle.

Kampionet e KFF Mitrovicës duket se janë në rrugë të mirë për të mbrojtur titullin pasi në pesë takimet e para kanë arritur po aq fitore.

Në pozitat 2 dhe 3 qëndrojnë dy prej rivaleve më të forta të vashave mitrovicase, A&N dhe Kosova VR.

Fitorja më e thellë e regjistruar këtë sezon është: Mitrovica 15-0 Kijeva, teksa ka pasur vetëm një barazim pa gola në mes Llapit dhe Jakovës.

Tabela pas pesë javëve të para: