Liga e Dytë – një ndeshje e ndërprerë

Jo gjithçka ishte e qetë në Ligën e Dytë gjatë kësaj fundjave. Takimi mes Dushkajës dhe Ilirisë nuk e gjeti fundit.

Ndeshja sipas njoftimit të FFK-së, është ndërprerë në minutën 86, pranë rezultatit 2:2. Detaje tjera nuk jepen, por dyshohet të jetë sulmuar gjyqtari.
Sidoqoftë, ndeshje korrekte ishin sfidat tjera në të dyja grupet, hiq takimin Deçani – Besa, që nuk u zhvillua.

Rezultat befasues ishte Lepenci – Kastrioti, 15:2.

 

 Grupi A

Leshani – Lugu i Baranit   1:1

Ratkoci – Minatori            7:2

Deqani – Besa,      nuk u zhvillua

Dushkaja – Iliria              2:2, e nderprerë në min. 86

Opoja – Rilindja e Kosovës 1:2

 

Grupi B

Kaolini – Bashkimi Gj       2:3

18 Korriku – Besëlidhja    3:0

Kika – Galaksia                 6:0

Rinia – Tefik Çanga, nuk u zhvillua (vendasit nuk u paraqitën në fushë)

Lepenci – Kastrioti        15:2

 

Superliga – Juniorët

Vëllaznimi – Trepça 1:1

Vushtrria – Flamurtari 3:0

Drenica – Drita 2:2

Llapi-Besa 4:0

Feronikeli – Liria 1:1