Liga e Dytë, dita e Rilindjes dhe Luftëtarit

Janë zhvilluar ndeshjet e xhiros së 15-të në Grupin A dhe B të Ligës së Dytë. Fitoren më të thellë në kuadër të Grupit A e ka shënuar Rilindja e Kosovës, që turpëroi Besën në udhëtim duke fituar 5:1.

Në dy ndeshjet tjera, Luftëtari e ka mundur Ilirinë 2:0 ndërsa Lugu i Beranit është ndarë baras me Beharin, 2:2.

Në duelet e Grupit B, spikat fitorja e Vjosës kundër Tefik Çangës 3:2 dhe ajo e Rinisë kundër Kamenicës 1:0, ndërsa sfida Kaolini-Vitia është mbyllur baras, 2:2.

Rezultat e ditës së dielë:

Liga e Parë – Grupi A

Iliria – Luftetari 0-2
Besa – Rilindja e Kosoves 1-5
Lugu i Beranit – Behari 2-2

Liga e Parë – Grupi B

Kaolini – Vitia 2-2
Vjosa – T. Çanga 3-2
Rinia – Kamenica 1-0
E hënë: Galaksia – Besëlidhja
E mërkurë: Ardhmëria –  Bashkimi