Liga Ballkanike: Peja humb në Bullgari

Peja ka pësuar humbje në udhëtim te Academic Bultex 99 me rezultat 85:74 (18:18, 30:16, 17:20, 20:20) në Ligën Ballkanike.

Pejanët kishin mungesa si Arbër Berisha dhe Ergin Grosha, për shkak se nuk kishin mundur të pajisen me viza.

Fillimi ishte i barabartë dhe çereku i parë përfundon me rezultat 18:18.

Periudha e dytë ishte fatale për verdhezinjtë që pësuan 30:16.

Peja fiton periudhën e tretë 17:20, derisa ai i fundit përfundoi 20:20 dhe skuadra bullgare fitoi në fund me rezultat 85:74.

Shakir Smith ishte më i dalluari te skuadra vendase me 18 pikë, tri kërcime dhe shtatë asistime, kurse te skuadra pejane më i dalluari ishte Nigel Johnson me 26 pikë, gjashtë kërcime dhe katër asistime.

Academic Bultex ka pesë fitore në pesë ndeshje, kurse Peja dy fitore dhe tri humbje.