Liburni e fiton finalen e parë

Përkundër formës së jashtëzakonshme të Agon Ramadanit, Feniksi e ka humbur ndeshjen e parë finale kundër skuadrës së Liburnit.

Gjakovarët e fituan në udhëtim trilerin e 9 golave, duke triumfuar në fund 5:4 falë golave të Ideal Brovinës (2), Taulant Shkodrës, Arbër Dobroshit dhe Nexhip Selimit. Në anën tjetër, për Feniksin që të katër golat i realizoi Ramadani. /Gazeta Olle