Lewandowski vendos rekord të ri në Bundesligë

Ylli i Bayern Munichut, Robert Lewnadowski vazhdon me formën e mirë dhe thyerjen e rekordeve.

Polaku me golin e sotëm ndaj Schalke 04, ka vendosur një rekord të ri në kampionatin gjerman, shkruan lajmi.net.

Lewandwski është bërë lojtari i parë në Bundeslige që shënon tetë herë radhazi si mysafirë.

Ky rekord nuk ishte arritur nga asnjë lojtarë deri me tani dhe mbetet të shihet edhe për sa ndeshje të tjera si mysafirë Lewandowski do realizoi.

Ndërkohë, kujtojmë se Bayerni mbetet kandidati kryesor për titull me 42 pikë. shtatë më shumë se RB Leipzig, derisa polaku ka shënuar 23 gola dhe ka dhuruar pesë asistime këtë edicion.