Sulmuesi Albion Rrahmani ka gjetur golin e parë në Superligën e Kosovës prej se ka kaluar në këtë nivel.
Rrahmani u bë i njohur te Malisheva në Ligën e Parë, ku ishte lojtari kryesor i kësaj skuadre, duke e ndihmuar të futej në elitë për herë të parë në histori.
Sulmuesi pas paraqitjeve të mira kishte tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të elitës, por Ballkani i siguroi shërbimet e tij.
Ai për 15 xhiro nuk e kishte gjetur golin, por thënë të drejtën kishte pak minuta lojë nën drejtimin E Bekim Isufit.
Golin e parë në elitë e gjeti sot, kundër Malishevës, klub që e bëri të njohur.
‘Lewandowski i Malishevës’, siç njihet në opsionin, tani nuk duhet t’i ndal golat, pas pritshmëritë për të janë të mëdha. /Gazeta Olle/