Lewandowski humb mundësi të arta shënimi, por Barcelona fiton falë golave nga Dembele e Depay

Barcelona ka fituar me rezultat 2-0 ndaj New York Red Bull në ndeshjen miqësore parasezonale të zhvilluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Klubi katalunas ende gjendet në SHBA për përgatitje parasezonale dhe së fundmi kanë zhvilluar një miqësore tjetër, mëngjesin e sotëm (e diel).

Barcelona është takuar me NewYork Red Bull në “Red Bull Arena”, ndeshje të cilën e ka fituar pa vështirësi.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë dhe dominim të Barcelonës, e cila shënoi edhe një gol.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 40-të dhe ishte Ousmane Dembele, i cili shënoi për epërsinë 1-0.

Në pjesën e dytë, Xavi bëri shumë ndryshime për t’i provuar thuajse të gjithë lojtarët dhe për të pasur një pasqyrë më të qartë për formacionin titullar.

Megjithatë, loja e mirë dhe dominimi vazhdoi edhe në këtë pjesë, me Barcelonën që shënoi dhe një gol dhe vulosi fitoren.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 87-të me Memphis Depay, i cili vulosi fitoren me rezultat përfundimtar 2-0.

Reali fiton pa problem ndaj Juventusit, shënojnë Benzema e Asensio

Prishtina vazhdon kontratën me Jetmir Zeqirin