Lewandowski: Ende kam një pasion të madh brenda meje, do të luaj deri 39 vjeç

Robert Lewandowski fitoi titullin kampion dhe Superkupën e Spanjës në sezonin e parë me Barcelonën, ndërkohë që beson dhe shpreson të fitojë sërish. Sidomos Champions League, trofe që në “Camp Nou” mungon prej vitit 2015.

Bomberi polak, i cili në gusht festoi 35-vjetorin e lindjes, këtë sezon numëron 8 gola dhe 4 asiste në të gjithë kompeticionet me skuadrën e Xavit. Në një rrëfim për Mundo Deportivo, Lewa foli rreth objektivave, por edhe në lidhje me të ardhmen.

E di që jemi Barcelona dhe të gjithë presin që jo vetëm të fitojmë, por edhe të shënojmë shumë gola. Fillimi i sezonit nuk ishte perfekt. Nëse nuk krijohen raste, është e vështirë të shënosh…

Ndihem shumë mirë te Barcelona, të gjithë më mbështesin jo vetëm brenda klubit, por edhe jashtë. Unë jam në vendin e duhur në kohën e duhur.

E ardhmja? Nuk e mbaj mendjen te fitoret dhe sukseset e mia. Ende kam një pasion të madh brenda meje. Mendoj se mund të luaj futboll edhe për 3-4 sezone, sepse jam në formë të mirë fizike.

Do të jetë e vështirë të jetoj pa qenë futbollist, por të jesh trajner… e di që është një punë shumë e vështirë”, u shpreh goleadori i njohur.

Lajme të mira për Real Madrid, rikthehet sulmuesi titullar

Interesim nga Premier League dhe Seria A, Chelsea merr vendimin final për Brojën