Marrëdhëniet jo të mira mes Robert Lewandowskit dhe Jerome Boatengut, nuk kanë nisur pikërisht sot kur futbollistët për pak sa u kapën fizikisht për t’u përleshur në stërvitjet e Bayern Munichut.
Pikërisht këta dy futbollistë ishin protagonistë të një dueli në finalen e Ligës së Kampionëve të vitit 2013 mes Bayernit dhe Borussia Dortmundit, ku Lewandowski e kishte shkelur me qëllim Boatengun.
Ndryshe, pas përplasjes verbale sot, Guardiola largoi dy futbollistët nga stërvitja. /Gazeta Olle