Leverkuseni “shtyp” Romën, Atalanta dhe Gjimshiti rezistojnë në Francë

15 gola prodhuan gjysmëfinalet e para në Europa dhe Conference League. Bayer Leverkusen fitoi 0-2 në “Olimpico” përballë Romës, duke hedhur një hap të sigurt drejt kualifikimit në finalen e Europa League.

Florian Wirtz kaloi në avantazh në pjesën e parë të pathyeshmit e Xabi Alonsos. Ndërkohë që goli i qetësisë erdhi falë një gjuajtjeje fantastike të Robert Andrich 17 minuta përpara fundit.

Pa fitues u mbyll raundi i parë i Marseille-Atalanta (1-1). Gianluca Scamacca kaloi italianët në avantazh në minutën e 11’, por vendasit reaguan nëntë minuta më vonë. Kur barazuan falë një goditjeje potente të kongolezit Chancel Mbemba.

Surpriza pati në gjysmëfinalet e para të Conference League. Aston Villa u befasua 2-4 në grekët e Olympiacosit në “Villa Park”. Takim ku shkëlqeu marokeni Ayoub El Kaabi me tre gola.

Barazim 2-2 në “Artemio Franchi” mes Fiorentinës dhe belgëve të Club Brugge. Riccardo Sottil dhe Andrea Belotti kaluan dy herë në avantazh ekipin nga Firence.

Por, miqtë reaguan me anë të Hans Vanaken (p) dhe Igor Thiago. Ky i fundit vulosi rezultatin 2-2 në minutën e 63’, vetëm dy minuta pas Brugge mbeti me dhjetë lojtarë pas daljes me të kuq të Raphael Onyedikas.

Lajme të mira për trajnerin Sylvinho, dy titullarë kthehen nga lëndimi

Tetë vite nga pranimi i Kosovës me të drejta të plota në UEFA