Leverkusen nuk ka të ndalur, mposht Kolnin dhe prek me një dorë titullin

Leverkusen vë një dorë mbi titullin e parë kampion në histori. Skuadra e drejtuar nga Xabi Alonso vijon të vrapojë drejt suksesit, teksa këtë të diel ka triumfuar me rezultatin 0-2 në transfertën ndaj Koln, për të çuar në 10 pikë distancën nga Bayerni ndjekës, kur kanë mbetur edhe 10 javë për t’u luajtur deri në fund të sezonit.

Transferta e sotme për “Aspirinat” u bë dishezë shumë shpejt, pasi Thielmann la Kolnin me 10 futbollistë që në minutën e 14’ dhe me një futbollist më shumë në fushë, Friempong i dha avantazhin Leverkusenit në minutën e 38’.

Në pjesën e dytë ishte Grimaldo që shfrytëzoi një asist të Adli për të shënuar edhe golin e dytë, që vulosi një tjetër sukses. Pas 24 javës, Leverkusen ka grumbulluar 64 pikë, falë 20 fitoresh e 4 barazimesh, teksa nuk e ka provuar ende shijen e humbjes.

Shkëlqim Vladi vendimtar në fitoren e madhe të Luganos

Sherri vazhdoi edhe në tunel, ylli i Real Madrid shkatërroi reklamat në stadiumin e Valencias