Leutrim Kryeziu e mbanë Prishtinën në garë për titull, ia siguron tri pikë të arta në Skenderaj (Video)

Sot u zhvilluan edhe dy ndeshjet e fundit të parapara të xhiros së 28-të në Superligën e Kosovës.

Prishtina ia ka dalë të mposhtë në udhëtim Drenicën, 1:0, shkruan Gazeta Olle.

Golin e vetëm në ndeshje, pas kundërzbritjes dhe asistimit nga Besnik Krasniqi, ka shënuar sulmuesi, Leutrim Kryeziu (73’).

Prishtina kishte një mori rastesh, por ia doli të shfrytëzonte vetëm njërin prej tyre. Qëlloi dy herë edhe shtyllën me dy Krasniqët, me Endritin në minutën e 41-të dhe me Besnikun në minutën e 65-të.

Drenica, në anën tjetër kishte mungesa dhe suspendime të cilat u vërejtën shumë.

Pas fitoreve të dy rivalëve tjerë për titull kampioni, ishin këto tre pikë jetike për kryeqytetasit, e që megjithatë bënë që vetëm të ruhet distanca, me -4 pikë me Dritën dhe -1 pikë me Ballkanin.

Ndërsa, ‘kuqezinjtë’ mbeten në pozitën e tetë me 30 pikë.

/Gazeta Olle/