Lepenci mund të gëzohet

Njëra prej skuadrave më simaptike në Kosovë, e me një numër të madh të tifozëve, Lepenci, pas një periudhe të gjatë do të bëhet me stadium të vetin, pas prishjes së atij të vjetërit.

Lepenci që ndeshjet si vendas i luan në Ferizaj, ka mbetur pa stadium, pasi ‘Besnik Begunca’ ishte vendosur të kthehet në sallë sportive.

Për stadiumin e filluar në Stagnovë janë ndarë 70 mijë euro.

“Kuvendi i Komunës në takimin e sotëm e ka miratuar propozim vendimin e kryetarit të Komunës, Besim Ilazi për destinimin e 70 mijë eurove për ndërtimin e stadiumit të futbollit të nisur vitin e kaluar, në afërsi të fshatit Stagovë”, thuhet në njoftimin e bërë nga Komuna e Kaçanikut.

Lepenci e ka të vështirë të qëndroj edhe në Ligën e Parë pasi gjendet në pozitën e parafundit, ndërsa është organizuar mirë në pranverë duke kryer edhe fazë përgatitore në Shqipëri.