Lepenci e kishte injoruar, sot yll në La Liga

Kur dalin të vërteta në shesh nuk ka më mirë, sepse mësohen disa gjëra që nuk janë ditur deri më sot.

Futbollisti i talentuar shqiptar, Enis Bardhi, ishte injoruar para disa vjetësh nga klubi i futbollit Lepenci nga Kaçaniku, por sot ai po luan me shumë sukses për Levanten e elitës spanjolle, madje po shënon gola siç ndodhi të dielën që e lamë pas kur realizoi nga gjuajtja e lirë rreth 25 metra kundër Villarealit.

“Lojtari që u injorua nga shtabi teknik i Lepencit.

Bëhet fjalë për lojtarin e Levantes, Enis Bardhi që në sezonin 2011/12 kishte kërkuar të stërvitej me KF Lepencin, pasi që edhe vëllai i tij, Behar Bardhi ishte lojtar i klubit tonë, por një kërkesë e tillë nuk ishte aprovuar nga kryetrajneri i asaj kohe, Muharrem Sahiti.

Ndërsa javë më parë ai u transferua nga Ujpesti i Hungarisë në Levante për një vlerë mbi 1 milion euro, i cili edhe ka shkëlqyer në miqësoret e kësaj skuadre, duke shënuar 3 gola në 4 ndeshje”, shkruan në faqen KF Lepenci – Fikshat”.

Muharrem Sahiti, ish futbollist i mirënjohur, sot është ndihmëstrajner i kombëtares së Kosovës. Nga ana tjetër, merret vesh se Enis Bardhi kurrë nuk ka qenë në Kaçanik, këtë e ka thënë një afër i tij.