‘Lepenci do të mbijetojë’

Skuadra e Lepencit a ka marrë seriozishtë stinorin pranveror pasi në atë vjeshtor ishte larg formës së treguar viteve të fundit duke mbledhur vetëm tetë pikë.

Njëri ndër lojtarët kryesorë të kësaj skuadre Mensur Livoreka, edhe përkundër disa ofertave vendosi të qëndroj për ta shpëtruar skuadrën e tij të zëmrës, siç kanë bërë edhe disa lojtar dhe trajneri Selajdin Zeneli.

“Ne si klub e kemi nisur këtë mission, që është mbetja në Ligën e Parë. Me ardhjen e një trajneri si Selajdin Zeneli krye të skuadrës, ambicjet për mbijetesë janë shtuar. Selajdin Zeneli është një trajner që e ka future Lepencin në Superligë dhe besoj që do na shpëtoj edhe kësaj radhë”, tha për “Gazetën olle”, mesfushori këmbëshpejtë Mensur Livoreka.

Në ditët e ardhshme Lepenci do të niset për në Shqipëri për ta kryer një fazë përgatitore, ndwrsa dy fazat e para  ka nisur në Kaçanik .

“Po kjo fazë edhe pse është pak e mundimshme ne po ja dalim të përgatitemi maksimalisht. Ditëve të ardhshme do të shkojmë edhe në Shqipëri që të jemi sa më të fortë. Besoj që do të arrijmë të mbesim në Ligën e Parë, pasi kemi ekip të mirë”, përfundoi Livoreka.

Lepenci ka zhvilluar dje një ndeshje miqësore ku ka fituar 2:1, kundër skuadrës së Shkupit.