Leotrim Krasniqi rikthehet si trajner, nënshkruan me Prishtinën

Trajneri perspektiv Leotrim Krasniqi rikthehet te klubi i futbollit Prishtina me kategorinë U19 nga klubi i futbollit Besa Pejë.

Ka qenë klubi i Prishtinës që ka njoftuar për marrëshjen me trajnerin.

“Njëri prej trajnerëve më perspektivë të futbollit Kosovar, (32 vjeçari) Leotrim Krasniqi rikthehet tek Prishtina pas përvojës të jashtëzakonshme tek klubi i futbollit Besa Pejë, i cili me një grup të futbollistëve tejet të rinjë në moshë arriti të shkaktoj senzacion në futbollin tonë, me rezultatet dhe lojën e bukur të shfaqur përgjatë tërë kampionatit”.

“Trajneri karizmatik Krasniqi njihet për karakterin e tij të fortë, lojë të bukur për sy dhe për disiplinë të jashtëzakonshme të grupit”.

“Krasniqi përveç që udhëhoqi FC Besa Pejë (Seniorët dhe Juniorët në 2020/2021), më heret ishte trajner në Shkollën tonë të futbollit F.C Prishtina si dhe tek SHF Shqiponjat”.

“Shkolla e futbollit FC Prishtina sigurisht se ditëve në vijim do të vie me inovacione dhe koncept të ri të funksionimit tek të gjitha kategoritë”, thuhet në njoftimin e klubit. /Gazeta Olle/

Reagimi i parë i Shaqirit pas transferimit te Lyon

Liverpooli kujton momentet më të mira të Shaqiri përmes një videoje