Leon Rashica futbollisti tjetër që premton shumë në futbollin gjerman – ëndrra e tij të luajë për Kosovën A

Leon Rashica është futbollisti që premton shumë. Rashica i lindur dhe rritur në Gjermani ka një të ardhme të ndritur në futbollin evropian.

Rashica, 15-vjeçar, ka nisur të jap sinjalet e parë prej një futbollisti që premton shume dhe me potencial të madh, shkruan Insajderi.

Karrierën e ka nisur në klubin gjerman SV Ellingen dhe tashmë po e vazhdon në Victoria Koln.

Përkundër se është lindur dhe rritur në shtetin mik të Kosovës, Gjermani, Leoni nuk ka harruar prejardhjen e prindërve të tij duke vendosur që të luajë për Përfaqësuesen e Kosovës.

Rashica aktualisht luan për grupmoshën U-17 të Kosovës, ani pse është vetëm 15-vjeçar.
Në një prononcim për Insajderin, Rashica ka deklaruar se ka plane të mëdha për karrierën e tij.

Ai ka deklaruar se nuk është menduar dy herë në momentin që ka pranuar ftesë nga Përfaqësuesja e Kosovës.

“Momentin që kam pranuar ftesën për të luajtur për vendin e prindërve dhe të timin, nuk jam menduar dy herë. Jam shumë krenar që luajë për Kosovën. Familja im ka prejardhjen nga qyteti i Vushtrrisë, qytet nga është edhe Milot Rashica, ”, ka deklaruar Rashica fillimisht.

Ai tutje, ka deklaruar se synim ka të luajë në Bundesligën gjermane, duke mos përmendur ndonjë klub por që do të shkojë në hapa të sigurt.

“Ëndrra ime është që të luajë në Bundesligën, që është niveli më i lartë i futbollit gjerman dhe po ashtu, pse jo edhe për Kosovën A”, ka përfunduar ai.

Rashica luan në pozitën e sulmuesit qendror dhe sipas agjentit të tij, ai tashmë ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve të njohura gjermane.

Po ashtu, Leon Rashica ka ftesë edhe nga kombëtarja e Gjermanisë U-17. E ardhmja e tij duket se është tejet premtuese.

Ancelotti: Real Madridi dëshiron të luftojë për të gjashtë trofetë

Ferizajasi, personi i parë në botë që ngjitet në Mont Blanc me një veshkë