Leon Azizi, mesfushori premtues i Kosovës dhe Wil St. Gallen

Leon Azizi është në mesin e shumë futbollistëve që po testohen për t’u seleksionuar më pas nga kombëtarja e Kosovës në futboll, gjenerata U17.

15 vjeçari ka qenë shumë produktiv në tri stërvitje, aq sa janë zhvilluar këto ditë në kampin nacional në Hajvali këto ditë.

Aktualisht, djaloshi me prejardhje nga Kabashi i Vitisë, luan në skuadrën zvicerane Wil St. Gallen, ku është duke shkëlqyer, duke shënuar nëntë gola.

Ai është lider tek klubi zviceran, pasi veç golave gjatë lojës, gjuan edhe penalltitë, si dhe është shenjëtar i fortë nga gjuajtjet e lira.

Zyrtare: Vedat Muriqi transferohet te Mallorca

Armando Broja nuk do të transferohet te West Ham United