Lenjani: Serbia zgjodhi rrugë tjetër

Futbollisti i Kombëtares, Ermir Lenjani, shprehet se Serbia zgjodhi rrugë tjetër, jo futbollin, derisa u shpreh i lumtur që shqitparët mbrojtën flamurin e tyre.

“Ne shkuam të luanim futboll por ata zgjodhën tjetër rrugë. Ne i treguam gjithë botës se kush jemi, luajtëm futboll, mbrojtëm flamurin tonë dhe në fund drejtësia na dha të drejtë. Tri pikë të mëdha. Shqiptarë ju pres në Francë vitin tjetër”, shkroi Lenjani në Facebook.