Lenjani me super asistim ndaj Fenerbahces (Video)

Anësori shqiptar, Ermir Lenjani, është përfshirë në golin e parë sezonal të skuadrës së tij në Superligën Turke.

32-vjeçari, i cili këtë sezon luan te Umraniyespor, në sfidën hapëse të edicionin 2022/2023 ka asistuar në golin e parë të ekipit të tij kundër Fenerbahces.

Enner Valencia e zhbllokoi rezultatin për ekipin vendas në minutën e 19-të të takimit, por 10 minuta më vonë, mysafirët e barazuan rezultatin.

https://twitter.com/rvrfrfrf/status/1556722467380633600

Lenjani ishte arkitekt i këtij goli, pasi falë harkimit të tij, kroati Tomislav Glumac e barazoi rezultatin duke shënuar me kokë (29’).

Sidoqoftë, para se skuadrat të shkonin në pushim, Valencia e realizoi edhe golin e dytë për Fenerbahcen (45’+2). /

 

Zbulohet mashtrimi i madh i Barcelonës, katalunasit mund të falimentojnë

Berisha shënon super gol për ta shpëtuar Fenerbahcen nga humbja