Lenjani i pafat

Emir Lenjani, po has vështirësi në kampionatin francez. 25-vjeçari, i cili ka zhvilluar vetëm 4 ndeshje në të gjitha kompeticionet me Rennes, duhet të qëndrojë në infermieri për shkak të një dëmtimi që pësoi në eliminatoren Shqipëri-Armeni, 2:1.

I aktivizuar në pjesën dytë nga De Biasi, duke qenë ndër më të mirët në fushë për kuqezinjtë, Lenjani ka pësuar një dëmtim muskulor, që do ta mbajë jashtë fushave të blerta për dy javë. Koha e saktë e rikuperimit do të mësohet vetëm pas ekzaminimeve të mëtejshme mjekësore në ditët në vijim.