Lëndohet Shaqiri

Xherdan Shaqiri është zëvendësuar gjatë pjesës së parë të ndeshjes mes Interit dhe Cesenas.

Ylli kosovar ka kërkuar ndërrim për shkak të një problemi muskulor. Dhe, në vend të tij në lojë u inkuadrua Mateo Kovacic.

Nerazzurrët do të shpresojnë që lëndimi i Shaqirit nuk është serioz dhe se ai do të arrijë të luajë në duelin e kthimit kundër Wolfsburgut në Europa League, të enjten.