Milot Rashicën nuk po i ecë mbarë sezoni vjeshtor i Bundesligës gjermane.
Ylli kosovar i Werder Bremenit, pësoi lëndim në seancën e sotme stërvitore.
“Milot Rashica u desh të ndërprejë stërvitjen e ekipit, të zhvilluar sot në mëngjes. Lojtari përfundoi seancën shkaku i dëmtimit të kofshës”, thuhet në njoftimin e Ëerderit, raporton Gazeta Olle.
“Është ende e paqartë nëse Miloti do të jetë i gatshëm për ndeshjen e së dielës ndaj Borussia Dortmundit. Një diagnozë më e qartë do të bëhet e ditur në vijim”, shkruan më tej Werderi.
Pikërisht nga lëndimi, Miloti u kthye në fushë një muaj më parë.
Milot musste das Training heute frühzeitig beenden. Wir halten euch auf dem Laufenden.📲 #Werder
— SV Werder Bremen (@werderbremen) December 1, 2020