Lëndohet kosovari, e mbyll edicionin në Shqipëri (FOTO)

Sulmuesi kosovar Alban Rexhepi, nuk ka pasur aspak fat në aventurën e tij në Shqipëri, me skuadrën e Kategorisë Superiore Shqiptare, Laçi.

19-vjeçari i cili në këtë dimër kaloi nga Drita e Gjilanit në Shqipëri, ku arriti marrëveshje gjashtë-mujore, ka pësuar një lëndim në stërvitje teksa edicioni për të ka përfunduar. “Jam lënduar në stërvitje, kam këputje të muskulit të këmbës. Më është përsëritur lëndimi. Pas dy muajve do të fillojë me kontrollime dhe do të nis terapitë. Ky edicion ka përfunduar për mua”, ka thënë Alban Rexhepi për Gazetën ‘Olle’.

Ndryshe, Albani mund të luaj edhe si sulmues krahu. Ai ende nuk ka debutuar në elitën e futbollit shqiptar.

Albaniiiiiiiiii