Lëndohet Kosovare Asllani, nuk rikthehet para nëntorit

Futbollistja me orgjinë nga Kosova, Kosovare Asllani që është pjesë e Real Madridit, ka pësuar lëndim.

Asllani që përfaqëson Suedinë në garat ndërkombëtare është lënduar në gju gjatë vikendit.

Ajo përmes një postimi ka bërë të ditur se ka lënduar ligamentet e gjurit dhe nuk kthehet para nëntorit.

“Jam fatkeqësisht jashtë deri në nëntor shkaku i ligamentit të gjurit që mora nga një goditje e rrezikshme këtë vikend. Jam e motivuar të rikthehem shpejtë”, shkroi ajo.

 

Starton java e shtatë, sot tri ndeshje shumë interesante në Superligë

Liga e Kampionët në aksion, e gjithë vëmendja është në Torino