Lëndohet Gani Sejdiu, shtrihet në spital!

Një lajm jo i mirë vjen nga Gani Sejdiu, trajneri kampion i Superligës së Kosovës.

Trajneri mitrovicas është shtrirë në spital, derisa gjendja momentale e tij është e mirë.

GazetaOlle mëson se ai është shtrirë në spital, gjë që është konfirmuar edhe nga familjarë të tij.

Shkak për këtë ëshë bërë një lëndim i pësuar duke luajtur futboll të vogël.

“Për momentin është në spital duke marrë infuzion. Është lënduar dje, duke luajtur futboll dhe i ka humbur vetëdija”, është shprehur djali i tij, Florenti për GazetaOlle.com.

Sejdiu ditë më parë u nda me Feronikelin, pas një super viti ku fitoi titullin e kampionit, DigitAlb Kupën e Kosovës dhe u bë kampion vjeshtor.

Olle i uron shërim sa më të shpejt.