Lëndohet Etrit Berisha!

Shkëlqeu në ndeshjen e Kupës ndaj Napolit, të fituar 1:0, por jo gjithçka shkoi mirë në këtë takim për portierin shqiptar të Lazios.

Sipas mediave italiane, Etrit Berisha, ka pësuar një lëndim në gju, por që nuk është shumë serioz.

“Në Paideia (qendra mjekësore e Lazios) ka arritur edhe Etrit Berisha: Portieri shqiptar ka problem me gjurin, por duket më shumë si një kontroll e thjeshtë instrumentale”, shkruan ‘lazioneës24.com’.

Lazio u kualifikua në finale e Kupës së Italisë, ku e pret Juventusi.

Sot në stërvitje u lëndua edhe Frederico Marchetti, të cilin e lëndoi Lorik Cana. (Gazeta Olle)