Lëndohet Ernest Muçi, frikë e madhe te Legia

Frikë dhe ankth për gjendjen e Ernest Muçit. Titullar në King Power Stadium në sfidën përballë Leicester, sulmuesi i kombëtares shqiptare u zëvendësua në pjesën e dytë për shkak të një dëmtimi duke u ndalur në momentin më të mirë të formës.

E premtja do të jetë dita e të vërtetës me Muçin që do t’u nënshtrohet disa analizave më të detajuara për të përcaktuar shkallën e dëmtimit, por e sigurt duket mungesa e sulmuesit të talentuar për disa kohë.

Muçi doli nga fusha duke çaluar pasi përdrodhi keq kyçin e këmbës duke u detyruar të lërë Legian me 10 lojtarë pasi polakët i kishin kryer të gjitha zëvendësimet.

Te Legia po kryqëzojnë gishtat që dëmtimi i shqiptarit të jetë në një shkallë të lehtë dhe Muçi të mos mungojë për një kohë të gjatë.

Norvegjezët shumë të lumtur që e mposht Kosovën: Atmosfera më e mirë në 20 vite

Reagim i FFK-së