Lëndohet edhe Tevez, në dyshim për Fiorentinën

Problemet me lëndime për Massimiliano Allegrin vazhdojnë. I fundit që është dëmtuar është pikërisht lojtari kyç i sulmit të Juventusit, Carlos Tevez.

Atij iu janë shfaqur disa probleme fizike dhe kështu paraqitja ndaj Fiorentinës në ndeshjen e kthimit në “Artemio Franchi”, është në dyshim.

Fiorentina-Juventus luhet sonte me fillim prej orës 20:45.