Boksierja kosovare, Donjeta Sadiku nuk do të jetë në Oran 2022.
Lojërat Mesdhetare Oran 2022 ishin objektivi i radhës për Sadikun, por për fat të keq boksierja nuk do të jetë atje.
Ajo nuk do të udhëtojë për Lojërat Mesdhetare, e rrjedhimisht as përzgjedhësi i femrave në boks, Faton Xhakli.
Donjeta muajin e kaluar kishte fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror të mbajtur në Turqi.