Një ditë pas festës së Scudettos së katërt me radhë, Juventusi është goditur nga një lajm i keq në prag të finales së madhe të Ligës së Kampionëve.
Mbrojtësi Andreea Barzagli, është detyruar që t’i ndërprejë ushtrimet për shkak të një problemi në kofshën e djathtë.
Të mërkurën do të dalin rezultatet e testeve, por Barzagli tashmë rrezikon seriozisht që të mungojë në finalen e 6 qershorit kundër Barcelonës. /Gazeta Olle